Nga krijimi i llogarisë deri te pagesa dhe luajtja — hap pas hapi, me pamje reale.
Për të blerë të duhet një llogari. Shtyp Hyr / Regjistrohu në krye të faqes, pastaj Regjistrohu. Shkruaj emrin, emailin dhe një fjalëkalim të sigurt, pranoji kushtet dhe shtyp Krijo llogarinë.
Shkruaj emailin dhe fjalëkalimin te faqja Hyrje. Nëse e ke harruar fjalëkalimin, shtyp Harrova fjalëkalimin dhe ndiq lidhjen që të vjen me email.
Te Libra i sheh të gjithë titujt. Kërko sipas titullit, autorit ose ISBN-së, ose filtro sipas kategorisë me butonat sipër. Vendi i çmimit dhe shenja “Pak copë / Nuk ka në stok” të tregojnë disponueshmërinë.
Hap një libër për përshkrimin, autorin, çmimin dhe vlerësimet. Shtyp Shto në shportë për ta blerë, ose zemrën për ta ruajtur te Lista e dëshirave dhe për ta blerë më vonë.

Te Lojëra janë lojërat dixhitale për fëmijë. Disa janë falas dhe luhen menjëherë; të tjerat janë me pagesë — i shton në shportë si librat dhe i luan pasi pagesa konfirmohet. Lojërat nuk kanë dërgesë fizike.
Hap ikonën e Shportës. Aty ndryshon sasinë, heq produkte dhe sheh totalin. Kur je gati, shtyp Vazhdo te pagesa.
Plotëso të dhënat e kontaktit. Për libra zgjidh Korrier deri në shtëpi (2–4 ditë pune, shkruaj adresën) ose Marrje në vend. Nëse ke kod zbritjeje, shkruaje te fusha Kupon dhe shtyp Apliko — zbritja shfaqet menjëherë në total. Një porosi vetëm me lojëra nuk kërkon adresë.

Pas konfirmimit hapet faqja e porosisë me numrin e saj dhe IBAN-in e botuesit. Bëj transfertën me shumën e saktë dhe shkruaj numrin e porosisë te shkaku i pagesës. Statusi mbetet Në pritje të pagesës deri sa pagesa të konfirmohet.
Pasi bën pagesën, ngarko fotografinë ose PDF-në e faturës te kutia Ngarko dëshminë e pagesës. Kështu ne e konfirmojmë më shpejt.
Te Llogaria ime i sheh të gjitha porositë. Statuset janë: Në pritje pagese → E paguar → Në përpunim → E dërguar → E përfunduar; ose E anulluar. Hapja e një porosie tregon detajet dhe ecurinë e dërgesës.

Sapo pagesa konfirmohet, lojërat e blera shfaqen te Llogaria → Lojërat e mia. Shtyp Luaj për t’i hapur nga çdo pajisje, me hyrjen në llogarinë tënde.
Hap lojën nga biblioteka. Zgjidh shkronjën që do të mësosh, dëgjo tingullin dhe kryej ushtrimet; përparimi ruhet vetë, kështu fëmija vazhdon aty ku e la.



Te faqja e hyrjes shtyp “Harrova fjalëkalimin”, shkruaj emailin dhe ndiq lidhjen që të vjen në kutinë postare (kontrollo edhe Spam).
Loja hapet sapo pagesa konfirmohet. Ngarkimi i faturës e shpejton konfirmimin.
Po, me të njëjtën llogari. Llogaria mund të jetë e hapur vetëm në një pajisje në të njëjtën kohë.
Te faqja e pagesës shkruaje kodin te fusha “Kupon” dhe shtyp “Apliko”.
Brenda 14 ditëve nga dërgesa, na shkruaj te faqja Kontakt me numrin e porosisë.