Tutorial për prindin
Si ta ndjekësh zhvillimin e fëmijës sipas standardeve
Si lidhet fëmija me llogarinë tënde, si e sheh fletoren e vlerësimit dhe si i mbron të dhënat e tij.
1
Krijo llogarinë si prind
- Nga hyrja shtyp "Jam prind".
- Shkruaj emrin, mbiemrin, email-in dhe fjalëkalimin (të paktën 10 shenja), pranoji kushtet dhe aktivizo llogarinë nga email-i.
2
Hyr në llogari
- Shkruaj email-in dhe fjalëkalimin; nëse e harron, përdor "Harrova fjalëkalimin".
3
Lidh fëmijën me kodin
- Kopshti të jep një kod të vetëm për fëmijën (zakonisht me WhatsApp).
- Te "Lidh fëmijën" shkruaj kodin dhe datëlindjen e fëmijës.
- Nuk e ke kodin? Kërkoje te kopshti; nëse fëmija nuk është në kopsht që e përdor sistemin, mund ta regjistrosh vetë.
Kodi vlen 14 ditë dhe përdoret vetëm një herë.
4
Fëmija u lidh
- Shfaqet mesazhi "Fëmija u lidh me llogarinë tënde". Mund ta lidhësh edhe një fëmijë tjetër.
5
Fëmijët e mi
- Çdo fëmijë shfaqet me datëlindjen, shenjën "Regjistruar nga kopshti" dhe fletoren që i përgjigjet.
6
Fletoret
- Fletorja blihet për një fëmijë dhe vlen një vit. Nëse fëmija është regjistruar nga kopshti, fletoren e plotëson edukatorja dhe ti e shikon pa pagesë.
- Shtyp "Shiko fletoren" për ta hapur.
- Statistikat shfaqen për fletoret që i ke blerë vetë.
7
Fletorja e fëmijës
- Sheh kush e ka plotësuar fletoren dhe kur, për çdo periudhë.
- Fletorja shihet, por nuk ndryshohet nga prindi kur e plotëson kopshti.
8
Treguesit Po / Jo
- Çdo tregues tregon nëse fëmija e bën ose jo ende, sipas standardeve të arsimit parashkollor.
- Totalet sipas standardeve ndihmojnë të kuptosh ku ka nevojë për më shumë mbështetje.
9
Të dhënat e mia
- Ke të drejtë të shikosh, ndreqësh, bartësh, kundërshtosh ose fshish të dhënat e fëmijës.
- Zgjidh fëmijën dhe llojin e kërkesës, shkruaj shpjegimin dhe shtyp "Dërgo kërkesën".
- Përgjigjja vjen brenda 30 ditëve.
Gati të nisësh?
Regjistrohu falas ose kërko një demo me të dhëna të shpikura.
Regjistrohu si prindHyr