Tutorial për prindin
Si ta ndjekësh fëmijën tënd çdo ditë
Nga regjistrimi te prezenca, menuja, njoftimet dhe detyrat: gjithçka që sheh një prind, me pamje reale.
1
Krijo llogarinë si prind
- Plotëso emrin, email-in dhe fjalëkalimin (e shkruan dy herë).
- Sistemi të dërgon një kod verifikimi në email.
2
Hyr në llogari
- Shkruaj email-in dhe fjalëkalimin.
- Nëse e ke harruar, përdor "Harrove fjalëkalimin?".
3
Apliko për regjistrim të fëmijës
- Zgjidh çerdhen, kopshtin ose afterschool-in nga lista (shfaqen vetëm ata që janë aktivë).
- Shkruaj emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe vendlindjen e fëmijës.
- Ngarko dokumentet: certifikata, vërtetimi i vaksinimit, analizat. Ato janë opsionale dhe mund të shtohen edhe më vonë.
4
Paneli yt
- Kartat e fëmijëve tregojnë klasën, edukatoren dhe shkurtoret: Shiko fotot, Materialet e klasës, Njoftime, Detyrat, Komentet dhe Prezenca.
- Poshtë gjen aplikimet e tua me statusin e secilit.
5
Dokumentet dhe statusi i aplikimit
- Shiko statusin e aplikimit dhe ngarko dokumentet që mungojnë.
- Kur aplikimi miratohet, shfaqet njoftimi "Formulari i regjistrimit nuk është plotësuar ende" me butonin "Plotëso tani".
6
Plotëso formularin e regjistrimit
- Përgjigju pyetjeve për shëndetin dhe zakonet e fëmijës.
- Shtyp "Dërgo formularin". Ai ruhet si PDF dhe pronari e sheh menjëherë.
Formulari plotësohet një herë për çdo fëmijë.
7
Prezenca
- Shiko ditët kur fëmija ka qenë i pranishëm, ka munguar ose ka vonuar.
8
Menuja e ushqimit
- Zgjidh datën dhe shiko mengjesin, kolacionet dhe drekën.
- Alergjenet shfaqen të theksuara.
9
Njoftimet nga klasa
- Këtu shfaqen njoftimet e edukatores, si daljet apo ngjarjet, me datën e tyre.
10
Detyrat e shtëpisë
- Shiko detyrat e dërguara nga edukatorja dhe filtro sipas datës.
11
Profili yt
- Ndrysho emrin, email-in dhe telefonin.
- Nga këtu mund ta ndryshosh edhe fjalëkalimin.
Gati të nisësh?
Provo sistemin pa rrezik, me të dhëna të shpikura, ose hape llogarinë tënde.
Regjistrohu si prindHyr si prind Kërko demo