Tutorial për edukatoren
Si ta plotësosh fletoren e vlerësimit të fëmijëve
Nga hyrja te plotësimi i treguesve, rezultatet dhe raporti për prindin: me pamje reale.
1
Hyr në llogari
- Nëse kopshti ku punon e përdor sistemin, llogarinë ta krijon drejtuesi dhe të jep një fjalëkalim të përkohshëm.
- Hyr me email-in dhe fjalëkalimin; ndrysho fjalëkalimin kur të kërkohet.
2
Edukatore e pavarur
- Nëse kopshti yt nuk e përdor sistemin, regjistrohu vetë nga "Jam edukatore".
- Krijon grupin, regjistron fëmijët dhe blen fletoren; llogaria hapet pasi ta aprovojë administrata.
- Mos u regjistro këtu nëse drejtuesi i kopshtit tashmë e përdor sistemin.
3
Grupet e mia
- Shiko grupet ku je e caktuar dhe sa fëmijë ka secili.
4
Zgjidh grupin dhe fëmijën
- Te "Vlerësimi" zgjidh grupin. Sistemi tregon periudhën e hapur (p.sh. Vlerësimi I, deri më 15 dhjetor).
- Për çdo fëmijë ke butonat "Hap fletoren", "Raporti" dhe "Kod për prindin", si dhe statusin e vlerësimit.
5
Hap fletoren e fëmijës
- Në krye sheh moshën e fëmijës dhe fletoren që i përgjigjet.
- Tabela "Kush e ka plotësuar" tregon për çdo periudhë kush e ka prekur të fundit, kur dhe sa tregues janë plotësuar.
- Plotësohet vetëm kolona e periudhës së hapur; të tjerat shihen, por nuk preken.
Sistemi ruan vetë ndërsa plotëson, por në fund shtyp "Ruaj fletoren".
6
Plotëso treguesit: Po ose Jo
- Çdo rresht është një tregues i veçantë i standardit. Shëno "Po" nëse fëmija e bën, "Jo" nëse ende nuk e bën.
- Nën çdo standard sistemi llogarit vetë sa "po" dhe sa "jo".
- Data e periudhës shfaqet mbi kolonat Po/Jo.
7
Rezultatet dhe vlerësimi përshkrues
- Në fund të fletores, për çdo periudhë, shfaqen numërimet Po/Jo për secilën fushë të zhvillimit.
- Niveli (Shkëlqyeshëm, Shumë mirë, Mirë, Mjaftueshëm, Dobët) jepet vetëm kur fusha është plotësuar e gjitha.
- Shkruaj "Çfarë duhet përmirësuar" dhe "Vlerësimin përshkrues" me fjalë të tua.
8
Raporti për prindin
- Shtyp "Shtyp ose ruaj si PDF" për ta dorëzuar prindit.
- Zgjidh periudhën (e gjitha, Vlerësimi I, II, III ose përfundimtar).
- Raporti përmban fushat e zhvillimit, nivelin, shënimet tuaja dhe vend për nënshkrim.
9
Llogaria ime
- Ndrysho fjalëkalimin, shiko hyrjet e fundit dhe aktivizo verifikimin me dy hapa.
Gati të nisësh?
Regjistrohu falas ose kërko një demo me të dhëna të shpikura.
Hyr si edukatoreRegjistrohu si edukatore e pavarur