Vlerësimi i fëmijëve Ndiqni zhvillimin sipas standardeve të arsimit parashkollor
← Kthehu te Librat
Në kthetrat e dashurisë
Libra artistikë

Në kthetrat e dashurisë

800 Lekë
Në stok (10 kopje)
Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër. Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, por ndien një tërheqje fatale për Xhorxhon. Klara përfaqëson dritën dhe jetën, ndërsa Foska terrin dhe vdekjen. Njëra dhuron lumturi, ndërsa tjetra ushqehet me energjinë e Xhorxhos dhe ia përthith gjithë harenë dhe freskinë e moshës djaloshare. Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes.
Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje? Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?
Gjuha
Shqip

Rishikime

Ende s'ka rishikime për këtë libër.