Libra për fëmijët 2-4 vjeç
Mësoj për shkronjat
300 Lekë
Në stok (100 kopje)
Ky libërth me figura e me ngjyra iu vjen në ndihmë vogëlushëve për të mësuar shqiptimin (sa të jetë e mundur) sa më të saktë të çdo tingulli e shkronje të alfabetit të shqipes. Bashkë me edukatoret, grupe të ndryshme fëmijësh mund t’i lexojnë e t’i shqiptojnë në kor shkronjat e alfabetit dhe fjalët e këtij libërthi. Këtë ata mund ta bëjnë edhe në shtëpi, më ndihmën e prindërve dhe gjyshërve. Por, pas njëfarë kohe, këtë mund ta bëjnë edhe në mënyrë të pavarur, ndërsa shohin fi gurat dhe ngjyrosin. Duke ngjyrosur brenda shkronjave, ata arrijnë të mësojnë e të mbajnë mend edhe formën e tyre grafike. Kjo do t’i ndihmojë që, më vonë, t’i shkruajnë sa më saktë e sa më bukur shkronjat e alfabetit.