Pyetje të shpeshta

Si regjistrohem?

Hyr te «Hyr» → Pronar → Regjistrohu si pronar, verifiko email-in me kodin që të vjen, pastaj apliko me të dhënat e institucionit. Pas aprovimit nga administrata, institucioni hapet.

Sa kushton?

3 muajt e parë janë falas. Pastaj 80 lekë për fëmijë në muaj, sipas numrit të fëmijëve që ke në klasa.

Çfarë ndodh pas muajve falas?

Çdo muaj merr një faturë në email, në PDF, me grupet dhe numrin e fëmijëve. Pagesa bëhet me transfertë bankare.

Si e konfirmoj pagesën?

Pasi paguan në bankë, hyr te «Faturat» dhe ngarko fotografinë ose PDF-në e kuponit. Administrata e verifikon dhe e shënon të paguar.

Kush i sheh të dhënat e fëmijëve?

Vetëm prindi i fëmijës, edukatorja e klasës dhe pronari i institucionit. Skedarët hapen vetëm pasi të jesh kyçur dhe të kesh të drejtë mbi ta.

A mund ta provoj para se të vendos?

Po. Kërko një demo dhe ta tregojmë sistemin, ose regjistrohu dhe përdore falas gjatë periudhës fillestare.

Gati të provosh?

Regjistro institucionin dhe përdore falas për 3 muaj, ose kërko një demo dhe ta tregojmë ne.

Regjistro institucionin Kërko demo

Kërko një demo

Plotëso të dhënat dhe të kontaktojmë.

Të dhënat përdoren vetëm për të të kontaktuar.