Funksionet e sistemit
Të gjitha nga një panel, për institucionin, punonjësin dhe prindin.
Regjistrimi i fëmijëve
Prindi plotëson formularin online dhe sistemi e ruan në PDF. Ti e miraton dhe e vendos fëmijën në klasë.
Frekuentimi ditor
Punonjësi shënon çdo ditë kush është i pranishëm, mungon ose vonon. Prindi njoftohet kur fëmija mungon.
Njoftime me email
Punonjësi shkruan një njoftim për grupin dhe ai shkon me email te të gjithë prindërit, e ruhet edhe në faqen e tyre.
Detyra dhe materiale
Punonjësi jep detyra për shtëpi dhe ngarkon materiale për klasën. Prindi i shikon dhe i dorëzon nga telefoni.
Foto dhe komente ditore
Fotot e ditës dhe komentet për çdo fëmijë shkojnë te prindi, i vetmi që i sheh.
Menuja e ushqimit
Menuja javore dërgohet te prindërit me PDF bashkëngjitur.
Fatura mujore
Çdo muaj merr faturën në email me grupet dhe numrin e fëmijëve. Ngarkon kuponin e bankës dhe pagesa shënohet në sistem.
Të dhëna të mbrojtura
Dokumentet e fëmijëve hapen vetëm nga personat me të drejtë: prindi, edukatorja e klasës dhe pronari.
Gati të provosh?
Regjistro institucionin dhe përdore falas për 3 muaj, ose kërko një demo dhe ta tregojmë ne.
Regjistro institucionin Kërko demo