Libra artistikë
Një mungesë e gjatë
700 Lekë
Në stok (10 kopje)
Viti 1917. Jo larg Korçës, në malet përreth, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore. Një grup ushtarakësh francezë, gjatë një inspektimi, zbulojnë trupat e ngrirë të një patrulle austriake që i kishte zënë stuhia e borës. Edhe pse armiq në frontin shqiptar, francezët bëjnë një akt suprem: ata i varrosin dhe i përcjellin me nderime ushtarake kundërshtarët në fushën e betejës, ashtu siç bënin edhe me shokët e tyre të vrarë.
Një roman shumë tërheqës, që zbulon shpirtin e madh human. Por që përshkruan aq bukur edhe Korçën e viteve të para pas Luftës I Botërore.
Çfarë ndodhi më pas me trupat e ushtarëve të vdekur austriakë?…