Libra për fëmijë 5-6 vjeç
Materiale plotësuese kurrikulare – Për mësimin e shkronjave – 2
500 Lekë
Në stok (100 kopje)
Mëso duke luajtur – kjo është strategjia kryesore e të mësuarit nëpërmjet përdorimit të këtyre materialeve plotësuese kurrikulare në formën e fletoreve didaktike të modeluara
Këto materiale janë botuar me letër cilësore dhe me dy formate: një format më i madh për mësueset dhe një format më i vogël për fëmijët. Në të do të gjeni 6 lojëra didaktike dhe ndërvepruese, me qëllim që fëmijët t’i mësojnë shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe sipas treguesve të fushës së zhvillimit (zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi).
Fëmijët do të lexojnë, do të përforcojnë mësimin e shkronjave, rrokjeve, fjalëve e fjalive, por gjithashtu do të aftësohen që të presin me gërshërë, të palosin, të dekorojnë, të ngjyrosin, të koordinojnë njëkohësisht veprimet e syrit dhe të dorës, të zhvillojnë motorikën fine apo lëvizjen e muskujve të vegjël të duarve.
Lojëra didaktike gjuhësore:
1. Alfabeti – shkronjat dhe fjalët
2. Shkruaj, ngjyros dhe palos
3. Përputhja e shkronjave të alfabetit
4. Libri im i shkronjave
5. Gjej fjalën sekrete
6. Zbërtheni fjalët